Si e dëmton kuleta shëndetin tuaj

Si e dëmton kuleta shëndetin tuaj

Shpesh herë keni hasur por dhe shpesh herë jeni rrezikuar nga hajdutët kur keni vendosur kuletën në xhepin tuaj të pasëm.

Megjithatë sipas një studimi të fundit kuleta nuk e ka vendin aty edhe për disa arsye shëndetësore, transmeton Klan Kosova.

Sipas mjekëve, kuleta në xhepin e pasëm krijon një çrregullim të legenit dhe të ijeve.

”Kur uleni mbi kuletën tuaj krijon një asimetri dhe çrregullim që shtrembëron legenin dhe ijet”, ka thënë Dr. Arnie Angrist për Huffington Post.

Kjo mund të shkaktojë disa çrregullime në trup, përfshirë këtu dhimbje të përkohshme, agjitacion të nervit të pasëm që mund të shkaktojë parehati dhe mund të shkaktojë dhimbje edhe në këmbë.

”Madje edhe nëse drejtoni makinën për 30 minuta mund të shkaktojë dhimbje dhe parehati të madhe”, u shpreh Dr. Mathew Ullom.

Për këtë arsye preferohet që kuleta të vendoset në xhepin e përparmë, transmeton Klan Kosova

Shpërndaje në: