Si duket nga brenda shtëpia më e ngushtë në Londër, që do të shitet për $1.3 milion

Si duket nga brenda shtëpia më e ngushtë në Londër, që do të shitet për $1.3 milion

Njihet si “shtëpia më e ngushtë në Londër” dhe është në shitje për $1.3 milion. Shtëpia, sipas agjencisë së pasurive të patundshme, Winkworth, është vetëm 1.8 metër e gjerë dhe e ndërtuar në pesë kate, me një sipërfaqe prej 1,034 metra katrorë.

Si duket nga brenda shtëpia më e ngushtë në Londër,

Prona, e cila dikur shërbente si dyqan kapelesh, ndodhet në perëndim të Londrës. “Është e çuditshme, e këndshme dhe e shkëlqyer për t’u argëtuar. Filloi si një dyqan kapelesh dhe më vonë u ndryshua nga një fotograf mode,” tha David Myers, agjenti i Winkworth.

Si duket nga brenda shtëpia më e ngushtë në Londër,

Sipas agjencisë, niveli i bodrumit ka një kuzhinë, një dhomë ngrënieje dhe dyer prej qelqi, ndërsa kati i parë përmban një dhomë pritjeje.

Si duket nga brenda shtëpia më e ngushtë në Londër,
Si duket nga brenda shtëpia më e ngushtë në Londër,
Si duket nga brenda shtëpia më e ngushtë në Londër,

Shkallët spirale të ngjisin në katin e dytë, ku gjendet një dhomë studimi dhe një dhomë gjumi. Në katin e tretë ndodhet tualeti, një dhomë zhveshjeje dhe dushi. Në majë të shtëpisë gjendet dhoma kryesore e gjumit.

Si duket nga brenda shtëpia më e ngushtë në Londër,

Sipas Winkworth, dizajni ka qasjen e një jahti luksoz që shfrytëzon në maksimum hapësirat e vogla.

Shtëpia mund të duket e çuditshme, por nuk është dhe aq për vende si Londra ku toka taksohet nga gjerësia.

Shpërndaje në: