Si duken engjëjt e Victoria’s Secret pa makijazh (Foto)

Si duken engjëjt e Victoria’s Secret pa makijazh (Foto)

Engjëjt e Victoria’s Secret janë një grup elitarë i modeleve të zgjedhura për t’i tundur krahët në sfilatat e Victoria’s Secret Fashion Show.

Ato mund të jenë të njohura për grimin dhe stilin e pakrahasueshëm – por, po t’i shihni selfiet pa makijazh, dëshmojnë se ato janë të mahnitshme edhe pa punën dhe kujdesin e madh të skuadrës.

Përderisa nuk ka dyshim që të gjitha janë të mahnitshme, nuk mund t’ju garantojmë që këto janë foto pa makijazh ose që nuk përfshijnë ndonjë filtër- por në fund, kjo është ajo që i themi vetes për të mbajtur nivelin tonë të vetëbesimit në kontroll.

Adriana Lima

Ka qenë pjesë e Victoria’s Secret që nga viti 1999, duke e bërë atë top veteranen e “Engjëjve”.

Alessandra Ambrosio

Sfilata e këtij viti ishte e fundit për 36 vjeçarën si “engjëll” i Victoria’s Secret ku ishte pjesë se 10 shfaqjeve.

Jasmine Tookes

Ajo ka bërë ndjekës të shumët që prej se është bërë pjesë e “Engjëjve” në vitin 2015.

Elsa Hosk

Elsa është bërë pjesë e “Engjëjve” në vitin 2015.

Josephine Skriver

Ky ishte viti i dytë i Josephine si “Engjëll”.

Lais Riberio

Lais Riberio është zgjedhur këtë vit për të modeluar “Fantasy Bra”.

Martha Hunt

Ky vit shënjon vitin e pestë të Martha Hunt si “Engjëll”.

Lily Aldridge

Lily Aldridge është bërë njëra nga modelet më të paguara në botë që prej se është pjesë e “Engjëjve”.

Sara Sampaio

Sara Sampaio ka bërë shfaqjen e pestë këtë vit në sfilitën e Victoria’s Secret.

Behati Prinsloo

Behati Prinsloo është pjesë e “engjëjve” që nag viti 2009, por është dashur ta anulojë shfaqjen e këtij viti për shkak se ka enë duke e pritur fëmijën e dytë me këngëtarin Adam Levine.

Taylor Hill

21-vjeçarja është duke sfiluar për herë të pestë në Victoria’s Secret.

Romee Strijd

Romee Strijd ka bërë shfaqjen e parë për Victoria’s Secret në vitin 2014.

Candice Swanepoel

Candice Swanepoel është një tjetër “Engjëll” në listën e modeleve më të paguara në botë. /Telegrafi/

Shpërndaje në: