Si duhet të kujdesen femrat për shëndetin e zemrës

Si duhet të kujdesen femrat për shëndetin e zemrës

Edhe pse femrat janë më të shqetësuara për shëndetin e organeve riprodhuese dhe shëndetin e gjinjve, ato madje pesë herë më shumë vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare sesa nga kanceri i gjirit.

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në mesin e femrave.

Femrat kanë madje 15% rrezik më të lartë nga sëmundjet kardiovaskulare krahasuar me meshkujt. Si mund ta zvogëlojnë femrat rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare? Cilët faktorë duhet t’i kenë parasysh? Në vijim ju sjellim përgjigjet e ekspertëve të njohur botërorë.

Gjëja më e rëndësishme është që të dini nëse i takoni grupit të rrezikut, më pas t’i identifikoni problemet me shëndetin e sistemit kardiovaskular dhe në fund, por jo më pak i rëndësishëm, është parandalimi.

A i takoni grupit të rrezikut

Faktorët kryesorë të rrezikut për sulm në zemër janë:

– Tensioni i lartë
– Diabeti
– Nivelet e larta të kolesterolit
– Pirja e duhanit
– Anamneza e familjes.

Në qoftë se i takoni grupit të rrezikut, për ju është edhe më e rëndësishme që ta kontrolloni rregullisht shtypjen e gjakut, nivelin e sheqerit në gjak dhe atë të kolesterolit. Faktorë të tjerë janë dieta jo e duhur, konsumi i tepërt i alkoolit, trashja dhe mungesa e aktivitetit fizik.

Stresi dhe depresioni mund të jenë faktorët të rrezikut. Në shëndetin e sistemit kardiovaskular ndikojnë shumë faktorë, stili i përgjithshëm i jetesës, transmeton koha.net. Nëse shprehitë tuaja jetësore nuk janë të shëndosha, atëherë edhe ju i takoni grupit të rrezikuar.

A dini t’i identifikoni simptomat

Simptomat e sulmit në zemër mund të jenë të ndryshme, nga dhimbja në gjoks e deri tek shtypja në zonën e gjoksit. Këto simptoma janë më të shpeshta te femrat. Femrat më shpesh kanë simptome delikate, si dhimbja në pjesën e sipërme të shpinës, në pjesën e qafës ose nofullave, si dhe probleme me frymëmarrjen.

Simptomat mund të jenë të ngjashme me simptoma e gripit (të përziera, të vjella, djersa e ftohtë).

Gjithashtu mund të vëreni lodhje të pashpjegueshme dhe ankth. Prania e çfarëdo simptomave tek femrat, të cilat janë në grupin me rrezik të lartë, kërkon vizitën tek mjeku.

A i dini të gjitha për parandalimin

Ndryshimi i shprehive të jetesës dhe aplikimi i shprehive të shëndetshme janë faktorë kyç në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Nëse pini duhan, ndërpriteni. Bëhuni fizikisht aktiv dhe në ditë lëvizni të paktën 30 minuta, mjafton të shëtisni. Por në qoftë se dëshironi të humbni peshë të tepërt për shkak të përmirësimit të shëndetit kardiovaskular, vetëm shëtitja nuk do të jetë e mjaftueshme. Është e rëndësishme që të rritet gradualisht niveli dhe intensiteti i aktivitetit fizik.

Në qoftë se indeksi i masës suaj trupore është më i madh se 25, bëni gjithçka që mundeni për ta ulur atë. Është shumë e rëndësishme që pesha juaj të jetë e shëndetshme. Në qoftë se i takoni grupit të rrezikut, është shumë e rëndësishme që ta matni rregullisht shtypjen e gjakut dhe kolesterolin.

Gjithashtu, bisedoni me mjekun se si mund ta zvogëloni sa më shumë të jetë e mundur rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Shpërndaje në: