Si do t’u tregojmë fëmijëve tanë se Alan Shearer shënoi këtë gol?
Anal, na falni, Alan Shearer është top golashënuesi i të gjitha kohëve i Premier Leagues, dhe atë me distancë.
Pavarësisht se u pensionua në vitin 2006, sulmuesi legjendar mbetet i paprekshëm në pozitën e parë me 260 gola mbi supe.
Shearer shënoi 112 gola në 138 ndeshje në Premier League për Blackburn Roversin, ku ai fitoi edhe titullin më 1995.
Ai pastaj u transferua te Neëcastle Unitedi, në korrik të vitit 1996 dhe vazhdoi të shënonte edhe 148 gola të tjerë në 303 ndeshje.
Shearer gjithashtu realizoi 23 gola për Southamptonin në Divisionin e Parë, para inaugurimit të Premier Leagues më 1992, kështu që është ndoshta paksa e padrejtë për të që i llogariten 260 gola në vend të 283.
Ish-reprezentuesi anglez mund të shënonte çfarëdo lloj goli.
Përveç që ishte vrasës brenda zonës, ai mund të shënonte gola spektakolar nga distanca, ishte jashtëzakonisht i besueshëm nga penalltitë, brilant në ajër, dhe madje shënonte edhe nga gjuajtjet e lira.
Dhe kur bëhej fjalë për gjuajtje indirekte nga brendësia e zonës – të cilat i shihnim më shpesh në kohët e vjetra – Shearer ishte qartazi më i miri që kemi parë ndonjëherë.
West Bromi po mbrohej me 11 lojtarë në një ndeshje dhe dukej se ishte virtualisht e pamundur për Shearerin të gjente hapësirën e golit.
Por sulmuesi ikonik disi arriti ta shkund rrjetën pasi Nolberto Solano e shërbeu me një top të thjeshtë në afërsi të zonës gjashtë-metërshe.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
Alan Shearer: Master of the indirect free-kick! pic.twitter.com/rnbgO6AuuQ
— Best of Football (@BestofFootball8) July 26, 2021