Si do t’ia bëjë Xavi? 11 lojtarë të lënduar te Barcelona – Fati mungon 3 deri në 4 javë

Si do t’ia bëjë Xavi? 11 lojtarë të lënduar te Barcelona – Fati mungon 3 deri në 4 javë

Kriza e rezultateve negative te Barcelona mund të ketë një shpjegim. Lëndimet e shumta – në rastin më të mirë për skuadrën – janë arsye e dështimit këtë sezon.

Stafi mjekësor i Barcelonës, por edhe mënyrat e stërvitjeve, po marrin kritika nga tifozët, pas rezultateve që tregojnë 11 lojtarë të lënduar.

Po ashtu, edhe vlerësimi për rikthimin në fushën e blertë duket se po bëhet gabim, bazuar këtu në lëndimet e Ousmane Dembele e Ansu Fati.

Dembele u lëndua qysh në ndeshjen e parë të luajtur, pas një mungese të gjatë (rreth 4 muaj), përcjell Periskopi.

Në anën tjetër, Fati pësoi lëndim në ndeshjen ndaj Celta Vigo dhe do të jetë jashtë për tri deri në katër javë.

Por, përveç francezit dhe Ansu Fati, Barcelona ka edhe nëntë lojtarë të tjerë të lënduar. Dhe, ky do të jetë një problem i madh për Xavi Hernandez – pra gjetja e një zgjidhjeje për lëndimet e shumta.

Më poshtë Periskopi ua përcjell të gjithë emrat që janë të lënduar te Barcelona.

Ansu Fati
Ousmane Dembele
Sergio Aguero
Pedri
Sergino Dest
Nico Gonzalez
Eric Garcia
Gerard Pique
Martin Braithwaite
Sergi Roberto
Neto /Periskopi/

Shpërndaje në: