Si do të jetë Galaxy Note 10? Këto janë imazhet më interesante që keni parë
Kjo shifër përbën një rënie me 56% dhe për ti bërë gjërat më keq kjo statistikë përfshinë dëmshpërblimin 700 milionë dollarë të Apple sepse nuk kishte porositur ekrane OLED për iPhone aq sa ishte parashikuar në marrëveshjen me Samsung.
Biznesi i çipeve të Samsung ka shënuar një boom dhe seritë Galaxy S10 duhej ta ndihmonin divizionin në rënie të smartfonëve.
Duke pasur në konsideratë faktin se seritë Galaxy Note as që i afrohen shitjeve të Galaxy S, nuk jemi të sigurtë sesa kontribut tek financat e Samsung do të japë Note 10 dhe Note 10+ të këtij viti.
Ajo që jemi të sigurtë është se telefoni ka filluar të marrë formë dhe do të jetë më impresionuesi i këtij viti nga Samsung. Disa foto të publikuara nga një insajder zbulojnë në detaje sesi Galaxy Note 10 “mund” të ngjajë.
Kur Samsung shikoi Apple të lançonte një model fillestar të iPhone krahas flagshipëve në 2018-ën, gjigandi Korean e adoptoi këtë strategji me shpejtësi.
Të njëjtën strategji aplikoi kur prezantoi Galaxy S10e për të sfiduar iPhone XR dhe do ta bëjë edhe me seritë Note 10. Telefonët e rangut të lartë janë bërë aq të kushtueshëm saqë po kompanitë po ofrojnë modele me funksione të “tkurrura.”
Prandaj në vend që të prezantojë një Galaxy Note siç ka bërë çdo vit, këtë herë kompania do të shesë një model fillestar Galaxy Note 10 dhe një të fuqishëm premium Galaxy Note 10+.
Të dy modelet duken identikë në pamje të parë por mund ti dalloni duke i parë nga pjesa e pasme. Galaxy Note 10 ka një dritë LED ngjitur me tre lentet e pasme ndërsa Note 10+ ka një sensor të katërt TOF (Time-of-Flight) dhe një sensor shtesë. Versioni plus pritet të ketë ekran edhe më të madh.
Telefonë Note 10 dhe Note 10+ debutojnë në Nju Jork më 7 Gusht.