Si dhe pse njerëzit e gënjejnë veten?

Si dhe pse njerëzit e gënjejnë veten?

Një pengesë e madhe për njohjen e vetvetes, e kësisoj për një jetë më të mirë, është tendenca jonë e përhershme për të gënjyer veten tonë. Ne gënjejmë për një arsye shumë të kuptueshme: sepse duam të shmangim dhimbjen.

Janë katër gjëra për të cilat ne gënjejmë veçanërisht: 1) gjërat që duam të ndryshojmë në jetën tonë; 2) gjërat që mund të n’a prishin imazhin tonë për veten; 3) gjërat që dëshpërimisht i duam, por nuk mund t’i kemi; dhe 4) gjërat për të cilat jemi hidhëruar me të tjerët, por që nuk mund t’i shprehim.

Disa manovra që përdorim për të gënjyer veten janë:

1.Varësitë ose shprehitë që krijojmë. [Ne identifikojmë gjëra që kanë fuqi t’i mbajnë mendimet tona larg prej një konfrontimi e lufte të brendshme; shpesh ne nuk i pëlqejmë gjërat që n’a shqetësojnë, qoftë brenda qoftë jashtë vetvetes: ne bëhemi të varur shkaku i mundësisë që ka kjo gjë për të n’a mbajtur larg nga ajo nga e cila kemi frikë.]

2.Hareja manike. [Një trishtim që nuk kemi qenë në gjendje ta pranojmë, shpesh mbulohet me një dozë të ekzagjëruar të gëzimit manik.]

3.Denigrimi. [Ne i themi vetes që thjesht nuk brengosemi fare për diçka – jo sepse është e vërtetë, por sepse nuk mund ta kemi, ose ta mbërrijmë].

4.Cenzoriteti. [Ne mund të bëhemi cenzorues ose mosmiratues të disa njerëzve ose sjelljeve për të çlajmëruar pjesën brenda nesh që në të vërtetë e pëlqen sjelljen e ndaluar në fjalë.] [Kur ndjesitë tona bëhen hileqare, ne i sulmojmë ato kur i gjejmë te dikush tjetër.]

5.Viktimizimi. [Kur ndihemi të ofenduar kështu marrim krejt vëmendjen. I turbullojmë ujërat. Kur jemi defenzivë, nuk i kushtojmë vëmendje informacioneve që mund të jenë korrekte e sfiduese.]

Problemi me gënjimin e vetes është që kur bëjmë ashtu, ne i humbim shumë mundësi për rritje personaliteti. Gjërat të cilat i mohojmë janë të dhimbshme, por poashtu përmbajnë materiale kyqe që janë të rëndësishme për zhvillimin tonë të përgjithshëm. Nëse do t’i përballnim mendimet, nevojat dhe dëshirat e të tjerëve, ne do të mësonim të navigonim më lirshëm me mendjet tona dhe ndershmëria ndaj vetes do të na bënte më kreativ, më interesantë dhe më të kënaqur.  | The School of Life, përkthyer nga Periskopi

Shpërndaje në: