“Si deputete do të punoj që veteranëve dhe invalidëve të i’u lejohet edhe një punë tjetër”- Xhevahire Izmaku flet për projektet e saj si deputete

“Si deputete do të punoj që veteranëve dhe invalidëve të i’u lejohet edhe një punë tjetër”- Xhevahire Izmaku flet për projektet e saj si deputete

Xhevahire Izmaku, kandidate për deputete nga NISMA për Kosovën, ka qenë e ftuara e radhës në një intervistë në Periskopi.

Ndër të tjera Izmaku ka folur edhe për projektet e saj si deputete në qeverisjen e kaluar, por edhe për projektet që e ka ndërmend t’i realizojë nëse del fituese e kolaicionit AAK-NISMA, në garën e 9 shkurtit.

Izmaku tha se do të ndërtoi një qendër sociale për fëmijët e viktimave të luftës së fundit në Kosovë. I cili është projekt i mbetur për gjysmë në komunën e Vushtrrisë, e që do t’u sigurojë shtëpi fëmijeve të kategorive të dala nga lufta, të cilat sipas saj janë lënë anash nga kjo qeveri.

“Amandamenti ka kaluar në parlament, por u shpërbë qeveria dhe mbeti pa realizu kjo. Pra, kjo është një qendër sociale ku është toka e ndarë nga asambleja qysh në vitin 2000. Kanë me pasë mundësinë me banu veteranë, invalidë, fëmijë të dëshmorëve kjo është pika me të cilën ka me fillu punën si deputete” tha Izmaku për Periskopin./PERISKOPI

 

Shpërndaje në: