Shyhrete Behluli i përvjel mëngët, përgatitë fli në kushte shtëpie
Shyhretja e nisi vitin duke përgatitur një ushqim tradicional.
Këngëtarja e njohur, Shyhrete Behluli, këtë vit si rrallëherë festoi pranë më të dashurve të saj, shkruan lajmi.net.
Kjo ngase për shkak të pandemisë, atyre iu anuluan të gjitha koncertet, ndërsa qëndruan pranë familjarëve.
Ditën e parë të vitit, këngëtarja e nisi duke përgatitur fli, ndërsa thotë se për Vitin e Ri nuk po kursehet.
“Per Vitin e Ri nuk po kursehemi”, shkruan ajo, teksa tregon flinë që e ka gatuar.
Shyhretja mbërëmë publikoi fotografi nga festa në familjen e saj, ku të gjithë duken të lumtur pranë njëri-tjetrit.