”Shumë punë pak staf”, drejtori i Inspeksionit në Komunën e Podujevës kërkon dorëheqje nga detyra
Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Podujevës, Alban Zeka, ka kërkuar dorëheqje nga detyra.
Ndër arsyet që kanë ndikuar deri te ky vendim raportohet të ketë qenë dinamika e madhe e punës, mungesa e stafit, pa inspektorë të ndërtimit dhe se ishte hera e 10 që shpallën konkurs.
“Andaj aty ka pasur ndërtime të mëdha dhe s’kanë pasur mundësi të kryhen punët. Ma bëri të pamundurën e vazhdimit në këtë forme dhe më mirë e shkëputëm bashkëpunimin këtu”.
“Ka qenë kohë e mirë, kemi bashkëpunuar miqësisht, kanë qenë punë të mira, por këtu na janë ndarë rrugët. Do të kthehem në gjimnaz si mësimdhënës”, deklaroi Zeka.
Përndryshe, bëhet e ditur se është drejtori i pestë që ndërrohet në këtë komunë, pasi ka pasur disa të shkarkuar dhe disa largime me dorëheqje.