Shumë nxehtë edhe sot, pasdite mundësi për rrebeshe shiu
Mot shumë i nxehtë po parashihet të mbretëroj ditën e mërkurë. Fillimish do të dominojnë kthjellimet, e pasdite priten zhvillime të vransirave lokale, që prreth zonave malore në perëndim e veri të vendit, mund të shoqërohen me ndonjë rrebesh shiu dhe bubullimë.
Temperaturat minimale zbresin në 18C e 21C, derisa ato maksimale gjatë ditës sërish arrinë vlera prej 37C e 38C, lokalisht deri në 39C. Era frynë e lehtë dhe mesatare nga veriu 5-11m/s.
Nxehtë mbetet edhe ditën e enjtë, me temperatura prej 34C e 35C. Në pjesë të vendit orëve të pasdites priten zhvillime të rrebesheve dhe bubullimave.
Temperaturat vijojnë me rënie ditën e premtë, ku paraqiten vransira, e të reshurat do të jenë paksa më të izoluara përreth zonave malore. Më shumë mundësi për rrebeshe e bubullima parashihen ditën e shtunë, ndërkohë që temperaturat zbresin në 30C.