Shumë gra pretendojnë se po iu rriten cicët pasi po marrin vaksinën Pfizer

Shumë gra pretendojnë se po iu rriten cicët pasi po marrin vaksinën Pfizer

Shumë gra të cilat kanë marrë vaksinën Pfizer kanë raportuar një efekt anësor të papritur: rritjen e gjokseve të tyre.

Pfizer është ndër vaksinat më të efektshme aktualisht në treg.

Efektet e zakonshme anësore nga vaksinat e Covid-19 përfshijnë dhimbjen e vogël në vendin e injektimit, kokëdhimbje, dhe simptoma tjera të ngjashme me gripin, raporton News Australia, përcjell Periskopi.

Por, shumë gra kanë vërejtur se gjokset dhe thimthat e tyre ishin “fryrë” pas marrjes së vaksinës.

Në ShBA, ku vaksinimi ka qenë më masiv, doktorët kanë raportuar një rritje të grave të vaksinuara që kanë caktuar takime për të bërë mamogramin.

Doktoresha Laura Esserman, tha që gratë po e përzinin fryrjen e thimthave pas vaksinimit me shenjat e kancerit.

Ajo ka thënë se ky është vetëm një efekt i përkohshëm. /Periskopi

Shpërndaje në: