Shumë e ngushtë gara për president të ShBA, ja çka thonë sondazhet e fundit
Tashmë na ndajnë më pak se 48 orë nga dita e zgjedhjeve në SHBA dhe gara për Shtëpinë e Bardhë ende duket “shumë e ngushtë”.
Madje, bëhet fjalë për një garë që tashmë është parashikuar si garë më e ngushtë se ajo e vitit 2000.
Sipas shifrave të fundit, Kamala Harris mban një epërsi të vogël me një pikë në mbarë vendin ndaj Donald Trump, shkruan Sky News.
Sipas shkrimit në fjalë, Kamala Harris kryeson Donald Trump me një mesatare prej 0.8 pikësh në mbarë vendin.
Por kujtojmë se – nuk ka rëndësi se kush e fiton votën popullore, gjithçka ka të bëjë me kolegjin elektoral.
Një ditë para zgjedhjeve, Harris ka një paralajmërim për qytetarët amerikanë
Andaj, kush do të fitojë do të përcaktohet nga shtatë “shtete kyçe” – kështu që le të shohim edhe sondazhet atje.