Shumë çifte po ndahen pasi kanë parë filmin e Barbie-t
Më shumë se një javë pas publikimit të filmit ‘Barbie’, rrjetet sociale janë plot me histori të grave që thonë se kanë riparë thellësisht marrëdhëniet e tyre pasi kanë parë filmin, i cili deri më tani ka fituar më shumë se 775 milionë dollarë në nivel global.
Një vajzë u nda nga i dashuri, pasi ai u ankua për temat feministe të filmit kur dolën nga kinemaja.
Në TikTok, një grua tjetër tha se filmi e frymëzoi atë të ndahej me të dashurin e saj pas një serie sjelljesh të këqija nga ana e tij: “Faleminderit, ‘Barbie’ që më fuqizove, që më dhe besimin, që më bëre të kuptoj se meritoj më mirë.”
Theresa Arzate, 27, nga Dallas, ndau në Tëitter se reagimi i ish-të dashurit të saj në kinema ishte vetëm shtytja që i duhej për t`i dhënë duart.
Ai ishte një djalë i mirë, por ata kishin probleme shumë kohë përpara se të shihnin filmin. Përvojat e tyre të jetuara janë shumë të ndryshme dhe filmi ‘Barbie’ theksoi se sa ndryshe e shohin botën.
“Isha aq e përfshirë në film saqë me të vërtetë as nuk e kuptova se si po e perceptonte atë derisa më pyeti: ‘A po qan?’ dy ose tre herë gjatë gjithë kohës,” tha Arzate për HuffPost.
Pas filmit, ‘ne u takuam miqësisht për të kuptuar se thjesht nuk jemi në të njëjtën gjatësi vale,’ shpjegoi ajo.
Një tjetër shkruan në rrjete sociale:
“Nëse shkoni ta shihni filmin me një djalë që thotë: ‘Ken nuk bëri asgjë të keqe, patriarkalizmi është i mirë’, atëherë duhet ta heqësh qafe atë”.
Shumë gra kanë thënë se sa inkurajuese është të shohësh përvojat e tyre të pasqyruara në ekranin e madh.
Megjithatë, jo të gjithë e shikojnë njësoj. ‘Barbie’ ka nisur një luftë me burrat. Një kritik në Tëitter e quajti filmin një ‘zgjim dy-orësh’ plot ‘tërbim të nivelit bërthamor kundër burrave’.
Disa ekspertë konservatorë, mes tyre Ben Shapiro dhe Piers Morgan, nuk e duan filmin. Shapiro tha se filmi, i cili me të vërtetë përfshin komente të shumta mbi feminizmin dhe patriarkalin, ndan burrat dhe gratë.