Shuma e çmendur e parave që ka fituar Reali dhe Liverpooli deri me tani në Ligën e Kampionëve
Pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve nuk është diçka e vjetër për një klub të madh. Është pothuajse jetike për mbijetesën e tyre.
Jo vetëm që sjell prestigj sportiv. Por edhe para të majme, shkruan Periskopi.
Real Madridi nuk po shkon keq – ata kanë bërë 105.34 milionë euro fitime vetëm këtë sezon për shkak të Ligës së Kampionëve.
Kjo është shuma që klubi ka grumbulluar në kompeticionin më të lartë kontinental pas eliminimeve epike dhe thuajse të mrekullueshme të Paris Saint-Germain në 1/16, Chelsea në çerekfinale dhe Manchester City në gjysmëfinale.
Shuma e fundit, 15.5 milionë euro për arritjen në finale, erdhi falë një goli nga Rodrygo Goes dhe një goli nga Karim Benzema.
Përveç Realit edhe skuadra e Liverpoolit ka fituar shuma të mëdha prash nga ky kompeticion.
Me 115.80 milionë euro, Reds janë skuadra që kanë fituar më shumë para në Ligën e Kampionëve. Dhe tani, të dy ekipet do të luftojnë për çmimin përfundimtar: 4.5 milionë euro për fitimin e kompeticionit dhe 3.5 milionë euro shtesë për pjesëmarrjen në Superkupën e Europës.
Finalja mes Realit dhe Liverpoolit zhvillohet me 29 maj në Paris./Periskopi/