Shuhet vokalistja e grupit Roxette, Marie Fredriksson
Vokalistja e grupit “Roxette’,Marie Fredriksson, ka ndërruar jetë në moshën 61 vjeçare, ka konfirmuar menaxheri i saj.
Ylli suedez ka arritur një sukses botëror në vitet e 90-ta, sidomos me hitet ‘The look, ‘Joyride’ si dhe ‘It must have been love’.
Këngëtarja ka ndërruar jetë të hënën, pas një beteje 17-vjeçare me kancerin, thuhet në deklaratën që njoftoi për vdekjen e saj, shkruan BBC.
“Ishe shoqja më e mrekullueshme për mbi 40 vjet”, tha miku i saj i bendit Per Gessele.
“Nuk do të jetë më njëjtë asnjëherë’, shtoi ai, përcjell Periskopi.