Shuhet në moshën 88-vjeçare legjenda e filmit francez, Alain Delon
Ylli i filmit francez, Alain Delon, është shuar në moshën 88-vjeçare.
Ai ishte i njohur për rolin e tij në filmat “Samurai” dhe “Borsalino”, shkruan BBC.
Deloni kishte pasur shëndet të dobët vitet e fundit.
Dikur ishte njohur si “aktori më i bukur”.
Francezi luajti në vitet e 60-ta edhe në filmat “The Leopard” dhe “Rocco and his Brothers”.
Nga vitet 90-ta, paraqitjet e tij në film u bënë të rralla, por ai mbeti një personazh në rubrikat e të famshmëve.
Në total, ai u luajti në më shumë se 90 filma gjatë karrierës së tij.
“Ai ndërroi jetë i qetë në shtëpinë e tij në Douchy, i rrethuar nga tre fëmijët dhe familja e tij”, thuhet në një deklaratë të lëshuar për agjencinë e lajmeve AFP, duke shtuar se familja kishte kërkuar privatësi.
Një deklaratë nga familja e tij tha: “Alain Fabien, Anouchka, Anthony, si dhe (qeni i tij) Loubo, janë thellësisht të pikëlluar për të njoftuar ndarjen nga jeta të babait të tyre”.