Shuani etjen me këto pije në ditët e nxehta
Sigurisht që me të nxehtin duhet të pish më shumë lëngje.
Ekuacioni është matematikë dhe duhet respektuar në mënyrë rigoroze. Por jo të gjitha pijet janë njësoj. Për etjen e verës duhet të zgjedhësh.
Uji është përbërësi kryesor që është gjithmonë i nevojshëm për trupin tonë, por dhe që përmban pak kalori.
Përpiquni që çajin apo lëngjet e frutave ti përgatisni vetë në shtëpi, pasi ata industriale janë shumë të ëmbëlsuar.
Uji- është gjithmonë zgjedhja më e mirë e të gjitha stinëve, ka më pak kalori dhe suan etjen. Mund të jetë natyrale, ose lehtësisht i gazuar, sipas shijeve tona. Për më tepër ndihmon dhe të dobësoheni.
Çaj i ftohtë- Përgatiteni në shtëpi për të shmangur sheqerin e tepërt. Mjafton të zieni bustinat në ujë, lëreni të ftohet dhe mos i shtoni sheqer. Ruajeni në frigorifer.
Lëngjet e frutave – Njësoj si për çajin, përgatitini në shtëpi pijet me fruta pasi ato industriale janë shumë të ëmbëlsuara. Qofshin smoothie, apo lëngje të shtrydhura apo ekstrakte frutash.