Shtyllë e gol i anuluar: Pamjet e Brojës duke terrorizuar Man Cityn nuk duhen humbur

Shtyllë e gol i anuluar: Pamjet e Brojës duke terrorizuar Man Cityn nuk duhen humbur

Në St. Mary Stadium ndërpritet seria e fitoreve të Manchester City, që pas 12 sukseseve radhazi nuk shkoi përtej 1-1 kundër Southampton të një Armando Broja të inspiruar, por të ndjekur nga mungesa e fatit: shtyllë e gol i anulluar për sulmuesin e kombëtares së Shqipërisë, por që krijoi panik në cdo moment për Citizens.

Saints të aftë të bllokonin 0-0 skuadrën e Guardiolas në Etihad, kaluan në epërsi pas vetëm 7 minutash lojë: Redmond pasoi në qendër për Ëalker-Peters, i cili me një djathtë të shkëlqyer gjeti shtyllën e largët duke mposhtur Ederson.

Formacioni i Guardiolës nis të bëjë presion mbi vendasit, që i besojnë kundërsulmit dhe panë t’i anullohet goli i dyfishimit të mundshëm të Brojës, për pozicion jashtë loje. Pasi kapërceu frikën, City u shty sërish përpara dhe preku golin e barazimit me Sterling, goditja e të cilit kaloi ngjitur me shtyllën.

Në pjesën e dytë, Forster bllokoi Rodrin dhe Foden, ndërsa Ederson ndalon Brojën. Në minutën e 65′, megjithatë, erdhi barazimi: goditja e lirë e De Bruyne nga e djathta gjeti Laporte, që me një goditje të fuqishme me kokë barazoi rezultatin. Goli galvanizoi më shumë miqtë, të cilët gjashtë minuta më vonë goditën shtyllën me De Bruyne.

Në fund, protagonist bëhet VAR, që fillimisht i mohoi një penallti Cityt, më pas shpëtoi Armstrong nga kartoni i kuq.

Koha shtesë nuk ndryshoi asgjë për Guardiolën, që pas dymbëdhjetë sukseseve radhazi detyrohet të barazojë nga Saints, por gjithsesi ngjitet në 57 pikë, +12 ndaj Liverpool që megjithatë ka dy ndeshje më pak se kampionët në fuqi të Anglisë. Një pikë shumë e çmuar për Southampton, që ngjitet në 25 pikë dhe arrin përkohësisht Leicesterin.

 

Shpërndaje në: