Shtyhet tjetër ndeshje në Premier League, shkon në gjashtë numri i ndeshjeve që nuk luhen këtë fundjavë
Vazhdojnë të shtyhen ndeshjet në Premierligë për shkak të variantit të ri të COVID-19, Omicron.
Ndeshja e paraparë për sot në ora 16:00 ndërmjet Aston Villas dhe Burnleyt shtyhet zyrtarisht, duke u shtyrë sfida e gjashtë për këtë xhiro në Angli.
Arsyeja e suspendimit të takimit të sotëm është se kanë dalur raste të reja më koronavirus te skuadra e Villas.