Shtyhet për kohë të pacaktuar ndeshja FC Ballkani – FC Prishtina
Dueli i xhiros së 14 në Albi Mall Superligën e Kosovës ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës, i paraparë të luhet të dielën në Suharekë, është shtyrë.
Komisioni i Garave i Superligës, ka marrë vendim për ta shtyrë këtë ndeshje për një kohë të pacaktuar, shkruan Periskopi.
Arsyeja e shtyrjes ka ardhur për shkak të kërkesës së Ballkanit, ekip që të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” luan ndeshjen në kuadër të Grupit G të Ligës së Konferencës, ndaj Slavia Pragës.
Për orarin e ri të zhvillimit të ndeshjes Ballkani – Prishtina do të njoftoheni me kohë.