Shtyhet ndeshja Prishtina – Drita
Është shtyrë ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës, e paraparë që të zhvillohet sot në Hajvali, nga ora 13:00.
Lajmi u konfirmua nga klubi prishtinas.
“Komisioni i mbikqyrjes së fushave kanë konstatuar që fusha e stadiumit të Kompleksit Kombëtar në Hajvali është e mbuluar me trashëri të theksuar të borës dhe akullit, andaj Komisioni i garave kaë vendosur që përballja të shtyhet për ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e klubit.
Mbetet të shihet në vazhdim se cila do të jetë data e re e caktuar për zhvillimin e kësaj ndeshjeje.