Shtyhet ndeshja Peja-Ylli

Shtyhet ndeshja Peja-Ylli

Sot dhe zyrtarisht u vendos që ndeshja në Superligën e Basketbollit në Kosovë ndërmjet Pejës dhe Yllit të shtyhet për një datë tjetër.

Kjo vjen pasi Federata e Basketbollit ka kontrate te dyfishtë kundërligjore me dy operatore për transmetimin e ndeshjeve, thuhet në njoftim e klubit të Pejës.

Më poshtë postimin e plotë nga ta:

? SHTYHET NDESHJA ?
Ndeshja e parapare te zhvillohet sot nga ora 17:00 ne mes te KB Peja dhe KB Ylli eshte shtyre per nje date tjeter permes nje thirrje telefonike te Kryetarit tek Komesari, kjo pasi qe Federata e Basketbollit ka kontrate te dyfshite kunderligjore me dy operatore per transmetimin e ndeshjeve.
Kompania “Art Motion” ka fituar rastin ne Gjykaten Themelore per prishje te paligjshme te kontrates dhe perseri Federata insiston qe ndeshjet te transmetohen nga “Kujtesa”.
Me te vertete e hidhur dhe e trishte situata! Ndeshjet anulohen per teke te disa personave ndersa shpenzimet e klubeve nuk i interesojne askujt.

 

Shpërndaje në: