Shtyhet konferenca për shtyp e Italisë para finales, tre raste pozitve me Covid-19
Kombëtarja e Italisë ka shtyer konferencën për shtyp.
‘Gazetta dello Sport’ raporton se tre gazetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 pas ndeshjes me Spanjën, shkruan Periskopi.
Konferencat mbahen në distancë, teksa mediet i parashtrojnë pyetjet online, por italianët nuk dëshirojnë të rrezikojnë.
Sipas artikullit, sot ishte paraparë që gazetarët të mblidheshin në sallën Coverciano në orën 14:00, por që do të shtyhet shkaku i frikës për ndonjë shpërthim tek gazetarët.
Shtyerja e konferencës është vetëm si masë preventive deri sa të bëhen testimet e radhës.