Shtyhet deri më 24 qershor afati për rekrutimin e kadetëve të rinj
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ka shtyrë edhe për shtatë ditë afatin për rekrutimin e kadetëve për vitin 2024/2025.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se data e fundit për aplikim është deri më 24 qershor
“Ministria e Mbrojtjes njofton të gjithë kandidatët e interesuar se afati për konkurrim në konkursin e shpallur më 3 qershor, për rekrutimin e kadetëve për vitin 2024/2025, vazhdohet edhe për shtatë ditë tjera dhe data e fundit për aplikim është deri më 24.06.2024”, thuhet në njoftim.
Ministria e Mbrojtjes po ashtu ka sqaruar se të gjithë kandidatët të cilët kanë konkurruar nuk kanë nevojë për rikonkurim.