Shtohen shpresat për kurën e virusit HIV

Shtohen shpresat për kurën e virusit HIV

Mjekët përdorën metodën e transplantit të palcës kurrizore për të shpëtuar një pacient me HIV. Rezultati ishte mahnitës: personi i cili nuk ka dashur të identifikohet dhe njihet vetëm si “pacienti nga Londra” jep shenja të remisionit të virusit në organizëm, duke u bërë i dyti person në botë të cilit i ndodh një gjë e tillë.

Në mbarë globin janë 37 milionë persona të infektuar aktualisht nga virusi fatal. Trajtimi dhe rezultati i tij u publikuan në revistën ndërkombëtare shkencore “Nature” dhe pritet të njoftohen zyrtarisht në konferencën mjekësore në Seattle që mbahet tani shpejt.

Specialistët përdorën të njëjtën metodë që u aplikua me sukses mbi një pacient të prekur nga HIV-i në vitin 2007; me arritjen e fundit ata treguan se rasti i Berlinit nuk ishte thjesht një anomali, por se trajtimi funksionon. Në të dy rastet, pacientët kanë marrë qeliza staminale nga palca kurrizore e donatorëve që kanë një mutacion gjenetik, i njohur si CCR5, i cili i bën rezistent ndaj HIV-it.

Zëvendësimi i qelizave të pacientit të infektuar me ato që kanë pësuar mutacion e mban larg virusin pas trajtimit. Por, pavarësisht optimizmit, mjekët u treguan sidoqoftë të kujdesshëm, duke thënë se është ende herët për të pretenduar se personi është shëruar përfundimisht.

Shpërndaje në: