Shtohen reklamat në Instagram

Shtohen reklamat në Instagram

Reklama do të shtohen në Instagram. Sot platforma e medias sociale tha se së shpejti do të vendosë reklama edhe në faqen e eksplorimit të postimeve të huaja ku njerëzit shkojnë për të gjetur përmbajtje të reja që përshtaten me interesat e tyre.

Reklamat nuk do të shfaqen direkt në faqen Explore por sapo përdoruesi hap një postim në këtë faqe dhe fillon të shfletojë nëpër kohështrirje. Reklamat do të jenë foto dhe video dhe të parat do të jenë live nga dita e sotme.

Në muajt në vijim kushdo do të mund të vendosë reklama në hapësirën Explore. Ndërsa është e vërtetë se njerëzit hyjnë në hapësirën Explore për të gjetur gjëra me interes, mund të mos u pëlqejnë të shohin më tepër reklama në llogaritë e tyre.

Aktualisht Instagram përdorë Historitë për hapësirat e reklamimit dhe kohështrirje e zakonshme. Shfrytëzimi i një hapësire ekstra për reklamat mund të cënojë eksperiencën autentike të Instagram megjithatë Facebook duke më i vendosur për të gjeneruar më shumë të ardhura.

Instagram është një biznes reklamimi që duhet të përshtatet me prishtmëritë e markave. Një rrjet social pa pagesë, përdoruesit paguajnë për Instagram në formën vëmendjeje për përmbajtjet që shpërndajnë markat.

Shpërndaje në: