Shtohen kolonat, deri në gjashtë orë pritje në Merdarë

Shtohen kolonat, deri në gjashtë orë pritje në Merdarë

Në pikat kufitare në dalje të Kosovës këtë të shtunë ka kolona dhe pritje të gjata.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur se kolona të mëdha janë krijuar në Merdarë, ku pritjet shkojnë deri në gjashtë orë.

Kjo sipas përditësimit të fundit, të bërë pas orës pak pra orës 21:00.

Pritje  deri në një orë ka te Dheu i Bardhë, e 30 minuta në Bërnjak e Jarinjë.

Policia e Kosovës përmes një apeli ka bërë thirrje që të shfrytëzohen edhe pikat tjera kufitare, më pak të ngarkuara.

“Ju inkurajojmë që të përdorni edhe PKK tjera për qarkullim për shkak të kolonave dhe pritjeve të gjata në dalje në PKK Merdarë”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës.

Shpërndaje në: