Shteti i Kosovës s’do të ekzistonte as tre muaj pa përkrahjen dhe mbrojtjen e NATO-s
Shkruan: Fehmi Ajvazi
Sot, në fund të ditës, mu kujtua “shteti ideal” i Platonit që s’u arritë kurrë. As “qyteti i diellit”, dhe as “shteti i proletarëve”!
Nga të gjitha historitë, përtej ideve dhe përrallave, kamë mësuar, dhe s’kam asnjë mëdyshje se ekziston vetëm “shteti i forcës – ose forca e shtetit”.
Po t’isha unë kryeministër, do t’i nëshkruaja 100 marrëveshje sekrete dhe jo sekrete me NATO-n pa e konsultuar Kushtetuten, dhe pa e pyetur popullin. Natyrisht, jo me Serbinë dhe me aleatët e saj !
Nuk meritojmë tallje dhe përçmim, dhe mua personalisht, nuk më intereson individi, posti i kujdo qoftë, bindja politike, nacionaliteti, bindja kulturo – fetare, partia, gjuha etj.
Kur bëhet fjalë për raportet me NATO -n, nuk më intereson as Kushtetuta dhe përmbajtja e saj, nuk më interesojnë as raportet politike, as qendrimet politike etj. Ky vend, ekziston falë gjakut të deshmoreve, sakrifices së popullit dhe, përkrahjes supreme të NATO – s. Nuk na duhet më tej politikë fisnore, provinciale, partiake, histeri opozite e pozite…! Nuk na duhen riciklime të politikës pa fre !
Boll ma…!
Si mund të bëhen temë nacionale raportet me NATO – n ? Si mund të vihen në dilemë raportet me NATON – n ?
NATO, nuk është sallon ondulimi, as nuk eshtë OJQ, as nuk është zyre për ankesa, as nuk është kishë, xhami, zyre administrative, shtëpi për falltorë, kompani ofshore, altarë ku shlyhen mëkatet etj. Ejani në mend, dhe mos luani me fatin e këtij vendi, dhe të këtij populli. Duam stabilitet politik dhe ekonomik. Vendi po mbetet në pleq dhe plaka. Çka na duhet vendi pa njerëz që po na i merrë Evropa ?
Respekt atyre që duan rend, rregull dhe ligj. Ama, jo edhe anarki ! Nuk ekziston asgjë që peshon më shumë se aleanca me NATO – n: ndaqi me sekrete, në daqi pa sekrete…