Shtetesja e Shqipërisë ndalohet me 120 boksa me cigare në aeroportin e Prishtinës, ishte nisur për në Londër

Shtetesja e Shqipërisë ndalohet me 120 boksa me cigare në aeroportin e Prishtinës, ishte nisur për në Londër

Gjatë ditës së djeshme (02.03.2025), rreth orës 11:00, një udhëtare shtetase nga Shqipëria u ndalua në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për tentativë – kontrabande cigare.

Nëpërmjet një bashkëpunimi të shkëlqyer ndërinstitucional dhe analizës së avancuar nga stafi i X-Rey, autoritetet zbuluan një çantë krahu të mbushur me pako cigare.

Pas kontrollit të mëtejshëm, u konstatua se udhëtarja kishte dorëzuar edhe një valixhe me cigare të padeklaruara në check-in. Në total, u sekuestruan 104 bokse cigare “Malboro e kaltër” dhe 20 bokse “Karelia Slims”, të cilat kishin banderola të shtetit të Shqipërisë. Të gjitha paketat u sekuestruan dhe rasti iu dorëzua Doganës së Kosovës për procedura të mëtejshme.

Ky rast është një tjetër sukses i bashkëpunimit ndërinstitucional, duke demonstruar angazhimin e institucioneve kosovare për luftën ndaj kontrabandës dhe rritjen e sigurisë në kufi.

Shpërndaje në: