Shtetasi turk raporton se dy persona në Prishtinë ia grabitën çantën me rreth 15 kartela, dokumente dhe para

Shtetasi turk raporton se dy persona në Prishtinë ia grabitën çantën me rreth 15 kartela, dokumente dhe para

Një shtetas turk ka raportuar në Policinë e Kosovës se derisa ka qenë në rrugë, aty ishte ndalë një veturë nga e cila kanë dalë dy persona dhe ia kanë grabitur çantën e dorës në të cilën ka thënë se ka pasur rreth 15 kartela, lejen e veturës, pasaportën, letërnjoftimin e dokumente të tjera dhe 420 euro para të gatshme.

Lidhur me rastin, Policia ka nisur hetimet tashmë.

“GRABITJE – Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë  15.11.2024 – 15:00. Viktima mashkull shtetas turk, ka raportuar se deri sa ka qenë në rrugë aty ishte ndalë një veturë  nga e cila kishin dalë  dy persona dhe ia kishin marrë çantën e dorës në të cilën kishte pasur rreth 12-15 kartela, lejen e veturës, pasaportën, letërnjoftimin të gjitha dokumente te shtetit Turk dhe rreth 420€ para të gatshme. Të dyshuarit pas grabitjes janë larguar në drejtim te panjohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Shpërndaje në: