Shtetasi i Serbisë gjendet pa shenja jete në Obiliq
Një shtetas i Serbisë është gjetur pa shenja jete të hënën në Obiliq.
Policia ka njoftuar të martën se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Sipas dëshmitarëve, vdekja e viktimës ka qenë natyrale dhe nuk raportohet për të dyshuar.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.