Shtëpia e Bardhë tërheq urdhrin për ngrirjen e fondeve federale
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se ka tërhequr një urdhër që autorizonte ngrirjen federale të qindra miliarda dollarëve në grante dhe hua.
Vendimi vjen pasi një gjykatës e pezulloi përkohësisht urdhrin të martën, në të njëjtën ditë kur ai duhej të hynte në fuqi, transmeton klankosova.
Urdhri ishte ndaluar deri të hënën e ardhshme, pas një padie të ngritur nga një grup organizatash që përfaqësojnë përfituesit e granteve.
Në një letër të datës 29 janar, thjesht thuhej: “Memorandumi M-25-13 i OMB-së është anuluar.”
Mbetet ende e paqartë se çfarë e ka nxitur kthesën e dukshme.