Shtatzënë pas të 50-ve? Ja ç’thonë mjekët, rregullat dhe masat që duhet të merrni

Shtatzënë pas të 50-ve? Ja ç’thonë mjekët, rregullat dhe masat që duhet të merrni

Në shumë vende gjithnjë e më tepër po përhapet tendenca për të patur fëmijë në moshë më të madhe. Falë përparimeve në mjekësinë riprodhuese, gratë mund të bëhen nënat në të 50-at e tyre dhe më vonë. Sipas një grupi hulumtuesish nga dy qendra izraelite, lindja e një fëmije në këtë moshë nuk është ndryshe nga të bërit nënë pas moshës 40 vjeçare sa i përket rreziqeve për rezultatin e shtatzënisë dhe për shëndetin e gruas dhe të porsalindurit.

Pak dallime midis moshës 40 dhe 50-vjeçare

Në studimin e Universitetit Ben-Gurion të Negevit dhe të Qendrës Mjekësore të Universitetit Soroka të Beer Sheva, në të vërtetë nuk është njohur një rritje e madhe e komplikimeve te gratë që vendosin të bëhen nëna në moshën 50 vjeçare krahasuar me gratë që kanë lindur në mes të viteve 40 dhe 50 të jetës. Sidoqoftë, mosha shumë e avancuar, pas 50 vitesh, mbetet një faktor rreziku për shtatzëninë, gratë dhe fetusin, të shoqëruara me ngjarje të padëshirueshme dhe për këtë arsye është thelbësore që studiuesit të vazhdojnë të trajtojnë shtatzanitë tek gratë mbi 40 vjeç.

Çasti vendimtar në moshën 40-vjeçare

Studimi gjeti se incidenca e të gjitha komplikimeve ishte më e madhe tek gratë pas moshës 40 vjeç. Por nuk ka pasur rritje të komplikimeve tek gratë mbi 50 vjeç krahasuar me grupmoshën e mëparshme. Për shembull, çrregullime të lidhura me hipertensionin siç janë preeklampsia kanë prekur 4.8% të grave nën moshën 39 vjeç; 10.9% e grave ndërmjet 40 dhe 44; 15.4% midis 44 dhe 49 vjeç dhe 8.8% 50 vjeç. Ndërsa rreziku i seksionit cezarian, respektivisht preku 13.1%, 26.9%, 28.7% dhe 23.5% të grave./BURIMI ”PËR NËNAT”

Shpërndaje në: