Shtatzënë pa kryer seks? Përgjigjen mjekët
Shtatzania vjen si rezultat i fekondimit të vezës (qeliza femërore) me qelizën mashkullore (spermatozidin). Edhe pse duhet vetëm një spermatozoid dhe një vezë për të ngjizur shtatzaninë, në momentin e ejakulimit në trupin e gruas futen miliona spermatozoidë.
Gjithashtu gjatë ovulimit gruaja lëshon një ose më shumë vezë dhe nëse marrëdhënia seksuale ndodh në periudhën e ovulimit sperma që futet në qafën e mitrës nëpërmjet vaginës bashkohet me vezën, pra kështu ndodh fekondimi.
Mund të kemi një shtatzani nëse nuk kemi kryer marrëdhënie seksuale?
Po, kjo është e mundur. Pra ju mund të ngelni shtatzanë edhe nëse nuk keni pasur kontakte me organin mashkullor.
Kjo ndodh kur:
Gruaja apo burri prekin lëngun seminal dhe më pas organin femëror;Nëse mashkulli ejakulon pranë organit femëror;Nëse organi mashkullor prek atë femëror pas ejakulimit.
Edhe pse mundësia që kjo të ndodhë nuk është shumë e lartë ju duhet të tregoni kujdes nëse ende nuk jeni gati për të sjellë në jetë një fëmijë. Krahas mundësisë për shtatzani, situatat e mësipërme e favorizojnë edhe marrjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Nëse mashkulli ejakulon në ujë nuk është e mundur të ngjizet një shtatzani edhe nëse prek organin femëror duke qënë se sperma nuk mbijeton.