Shtatë yjet e futbollit që provuan fatin edhe në sportet tjera

Shtatë yjet e futbollit që provuan fatin edhe në sportet tjera

Nga fitues të Premierligës në legjendë të lojës, disa futbollistë gjithashtu kanë provuar të bëjnë karrierë në sporte të tjera.

 

Pasi kaluan shumicën e kohës me bashkëlojtarë, nuk është befasi që disa lojtarë dëshironin të kishin edhe një karrierë tjetër.

Ish portieri i Chelseas, Petr Cech dhe legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand janë vetëm dy nga plotë yje që kanë provuar të kenë karrierë edhe në sporte tjera pos futbollit.

Këta janë shtatë futbollistët që kanë provuar fatin e tyre në sportet e tjera:

Petr Cech

Disa muaj pasi zhvilloi ndeshjen e fundit si futbollist, Cech nisi të zhvillonte ndeshje në hokej, si portier.

David James

Disa yje të ragbit kanë vendosur të largohen nga Angli për të pasur karrierë në NFL, me James që shpresoj të bëhet një ndër futbollistët.

Në vitin 2003, James ka zhvilluar ndeshje për West Ham, pastaj pranoi ftesë që të stërvitet me skuadrën e NFL, Miami Dolphnis.

Granit Holt

Karriera e çuditshme e Grant Holt ishte që të ndryshonte karrierë nga futbolli në mundje.

Holt iu bashkua Shoqatës së Botës për mundje, derisa më herët ishte pjesë e Norwich Cityt.

Joe Hart

Hart nuk u zgjedh nga Gareth Southgate për Kupën e Botës, andaj i vendosi dorëzat në krikët.

Derisa Anglia mposhti Suedinë në çerekfinale, Hart shihej në fushën e krikëtit në qytetin e tij, Shrewsbury.

Paolo Maldini

Pasi u pensionua nga futbolli me një karrierë legjendare te AC Milan, Maldini vendosi të provojë tenisin dhe u kualifikua në Kupën e Tenisit Aspira në vitin 2017.

Mirëpo, pastaj humbi 6-1, 6-1 në 42 minuta, derisa Maldini ishte shprehur se kishte probleme me muskuj.

Jerzy Dudek

Një nga heronjtë e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve në vitin 2005, Dudek u pensionua në vitin 2013, derisa klubi i fundit ishte Real Madrid.

Polaku garonte në garat për vozitje para se të bëhej profesionistë, pastaj në garues në motor duke u pensionuar nga futbolli.

Rio Ferdinand

Pasi fitoi gjashtë tituj të Premierligës, Ferdinand vendosi të bëhej boksier.

Duke u sponsoruar nga Betfair, Ferdinand nisi stërvitjet për kualifikimin në boksin britanik, me Ferdinand që zbuloi pasionin për sportin.

Sidoqoftë, në vitin 2018, BBBC refuzoi licencën e Ferdinand për luftë.

Shpërndaje në: