Shtatë të vërtetat për gurët në veshka
Më poshtë keni shtatë të vërteta për gurët në veshka.
1. Për shkaqe të panjohura numri i personave me gurë në veshka është rritur në vitet e fundit. Në vitet’ 70 të shekullit të kaluar, 3.8 % e njerëzve kishin problem me gurët në veshka, në vitet ‘90 ky numër u rrit në 5.2%, ndërsa në vitin 2010, konsiderohet 5.8 % e popullsisë botërore me gurë në veshka.
Përhapja e gurit në veshka rritet me moshën, në mënyrë dramatike. Tek meshkujt shfaqet pas moshës 40-vjeçare dhe vazhdon të rritet deri në moshën 70-vjeçare. Tek femrat frekuenca e gurëve në veshka arrin maksimumin në moshën 50-vjeçare.
2. Gurët e veshkave mund të mos shkaktojnë dhimbje kur ndodhen në veshka. Por, nëse dalin nga veshkat dhe futen në kanalin urinar mund të shkaktojnë dhimbje tepër të forta.
Simptomat e gurëve të veshkave që lëvizin janë: dhimbje të fortë shpuese në pjesën e prapme, në bark, ije, mund të shkaktojë dhe gjak në urinë. Nëse ka infeksion lidhur me traktin urinar, atëherë mund të kemi ethe dhe rritje të temperaturës në trup.
3. Diagnoza lëshohet në bazë të simptomave tipike të cilat i shkakton guri vi veshkave, si dhe me ndihmën e disa metodave diagnostikuese si: regjistrimi me rreze –X në traktin urinar, urografi me kontrast ose tomografi e kompjuterizuar.
Për gratë shtatzëna ose për pacientët tek të cilët nuk është i dëshirueshëm apo rekomandueshëm radiacioni (rrezatimi), atëherë mund të ndihmojë kontrolli me ultrazë për gjetjen e diagnozës.
4. Shumica e gurëve në veshka në mënyrë spontane shkarkohen në kanalin urinar në 48 orët e para, pas fillimit të sulmit në veshka. Medikamentet për dhimbje mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave.
Disa faktorë mund të ndikojnë në shkarkimin e gurëve të veshkave nga kanali urinar. Këtu përfshihet madhësia dhe struktura fizike e pacientit, shkarkimet e mëparshme spontane të gurit të veshkave, zmadhimi i prostatës, shtatzënia, etj.
5. Madhësia e gurit ka rëndësi të madhe. Guri me madhësi 4mm ka 80% mundësi të shkarkohet në mënyrë spontane, ndërsa guri me madhësi 5mm ka 20% .
Guri më i madh se 9-10mm shumë rrallë ndodh që të shkarkohet në mënyrë spontane, për këtë arsye kërkon të kryhet ndonjë lloj trajtimi.
6. Shkaku më i zakonshëm i gurit të veshkave është marrja e pamjaftueshme e lëngjeve. Rekomandohet marrja e mjaftueshme e lëngjeve në mënyrë që urina të ketë një ngjyrë të verdhë të zbehtë dhe sa më e holluar.
Çdo ditë duhet të pini të paktën 8-10 gota ujë dhe të urinoni më shpesh.
7. Për gurët të cilët nuk shkarkohen në mënyrë spontane nga trakti urinar, përdoret mënyra tjetër e quajtur litotripsi (thyerja e gurit). Gjatë kryerjes së kësaj procedure, përdoren valët e shokut që të thyhet guri në copëza të imëta të cilat më pas do të shkarkohen në mënyrë spontane në traktin urinar.
Ekzistojnë dhe teknika kirurgjikale për mënjanimin e gurit nga veshka dhe trakti urinar (nefrolitotomi perkutane ose ureterorenoskopija ose kirurgji të hapur).