Shtatë të lënduarit nga zjarri në Koçan që po trajtohen në Spanjë në gjendje stabile

Të shtatë të lënduarit nga zjarri në diskotekën e Koçanit, të cilët dje janë transportuar për trajtim në Spanjë, janë në gjendje stabile, njoftuan për MIA nga Ambasada e Mbretërisë së Spanjës në vend.
“Pacientët kanë mbërritur dje, janë kryer kontrollet fillestare mjekësore, janë në gjendje stabile dhe tashmë ka nisur procesi i trajtimit dhe shërimit në spitalet e lartpërmendura”, thuhet në Ambasada, rasporton Alsat M, transmeton Periskopi.
Në të njëjtën kohë, Ambasada ndan informacionin se mbreti i Spanjës, Felipe VI, i ka dërguar telegram ngushëllimi presidentes Gordana Siljnovska-Davkova me rastin e tragjedisë në Koçan.