Shtatë të arrestuar për përleshjen masive në Emshir

Shtatë të arrestuar për përleshjen masive në Emshir

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për një përleshje fizike që ka ndodhur mbrëmë në lagjen Emshir.

Sipas policisë për këtë rast janë arrestuar shtatë persona, pasi të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht 4 persona duke iu shkaktuar edhe lëndime trupore.

Si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në tretman mjekësor. Lidhur me rastin të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “lëndim i rëndë trupor”

“Rr. Ali Vitia, Prishtinë /05.09.2024-20:44. Janë arrestuar shtatë (7) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit kishin sulmuar fizikisht 4 viktimat ( 3 meshkuj dhe 1 femër) kosovarë. Si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në tretman mjekësor. Lidhur me rastin të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.

Shpërndaje në: