Shtatë shenja që tregojnë se ju mund të keni patur COVID-19 dhe ta keni kaluar atë

Shtatë shenja që tregojnë se ju mund të keni patur COVID-19 dhe ta keni kaluar atë

Fakti që ekspertët e sëmundjeve infektive thonë se virusi ka qenë i përhapur përpara se qytetet të fillonin të mbylleshin dhe se shumë persona kanë pak ose aspak simptoma, do të thotë se disa prej nesh mund të kenë patur koronavirus dhe ta kenë kaluar atë, pa e kuptuar

“Në një pjesë të mirë të rasteve, njerëzit me koronavirus mund të kenë simptoma të padallueshme nga një i ftohtë apo grip i thjeshtë”, shpjegon eksperti i sëmundjes infektive Amesh A. Adalja.

Për më tepër, disa njerëz nuk kanë fare simptoma, deri në 40% të infektimeve, sipas vlerësimeve nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Shenja/simptoma të caktuara mund t’ju ndihmojnë të kuptoni nëse e keni kaluar apo jo Covid-19, edhe pse kjo nuk mund të dihet me siguri të plotë:

1. Keni patur një “ftohje të keqe”

Në fillim të pandemisë, njerëzit në SHBA mendonin se COVID-19 nuk qarkullonte ende deri në fund të shkurtit dhe marsit, por një kërkim i ri nga Universiteti i Teksasit sugjeron të kundërtën. Studiuesit zbuluan se për çdo dy raste të gripit të gripit, në atë periudhë, ekzistonte një rast me Covid-19.

Mund të jetë e vështirë të dalloni një të ftohtë nga një formë e butë e COVID-19 pa një test, në varësi të simptomave që përjetoni. Sidoqoftë, këtu është lista e simptomave zyrtre nga CDC:

-Ethe ose të dridhura

-Kollitje

-Vështirësi në frymëmarrje

-Lodhje

-Dhimbje e muskujve të trupit, dhimbje fyti dhe/ose koke

– Humbje e shijes ose erës

– Rrufë

– Të përziera ose të vjella

– Diarre

2. Në një moment të caktuar keni humbur shijen ose nuhatjen

Humbja e nuhatjes dhe shijes ka qenë një shenjë dalluese e madhe e COVID-19. Ndonëse kjo simptomë nuk ndodh për të gjithë, Dr. Adalja thekson se tani është e lidhur fort me koronavirusin.

3. Keni patur një rënië flokësh të pashpjegueshme

Kjo nuk është studiuar gjerësisht në kontekstin e COVID-19, por shumë njerëz që janë rikuperuar nga virusi, po raportojnë si simptomë edhe humbjen e flokëve. Sidoqoftë, nuk ka gjasa që ju të përjetoni vetëm dhe vetëm rënie flokësh nëse jeni/keni qenë me COVID. Zakonisht, kjo shoqërohet me disa prej simptomave të lartpërmendura.

4. Ndonjëherë jeni ndjerë si “pa frymë” apo sikur po ju merrej fryma papritmas

Hulumtimi i botuar në revistën JAMA ka zbuluar se njerëzit me COVID-19 mund të kenë disa pasoja të virusit, përfshirë shkurtim të frymëmarrjes. Kjo ka të ngjarë të ndodhë për shkak të inflamacionit të qëndrueshëm në mushkëri dhe është një nga simptomat më tipike të virusit.

5. Keni patur kollë që dukej sikur s’do largohej

Një kollë e zgjatur është një tjetër simptomë, që njerëzit që morën pjesë në studimin JAMA raportuan. Kollitja është zakonisht e thatë, thotë Dr. Adalja dhe është gjithashtu, një nga simptomat më të njohura: Të dhënat nga CDC zbuluan se 43% e njerëzve që kishin Covid-19 kishin ende kollë 14 deri në 21 ditë pasi kishin marrë një test pozitiv për virusin.

6. Jeni ndjerë vërtet, vërtet të lodhur

Sipas studimit JAMA, 53% e pacientëve thanë se po luftonin me lodhjen rreth 60 ditë pasi kishin shfaqur për herë të parë shenja të virusit.

“Kjo mund të jetë mënyra se si sistemi imunitar i një personi reagon ndaj virusit, ose thjesht mund të jetë mënyra se si virusi funksionon në trup”, shprehet Dr. Adalja.

Mbani në mend se lodhja është një çështje vërtet e zakonshme dhe mund të jetë një shenjë e problemeve të ndryshme shëndetësore (duke përfshirë, natyrisht, mungesën e gjumit). Ashtu si rënia e flokëve, njerëzit që përjetojnë lodhje për shkak të COVID-19 do ta kenë atë të shoqëruar edhe me simptoma të tjera të virusit, thotë Dr. Adalja.

7. Keni patur simptoma të pazakonta, që dukej sikur do zgjasin përgjithmonë

Ekspertët theksojnë se COVID-19 është ende një virus i ri, kështu që mjekët dhe shkencëtarët po mësojnë më shumë për të gjatë gjithë kohës.

Sigurisht, ka shumë ndërlikime të tjera që ekspertët mund të mos i dinë akoma. Nëse jeni ndjerë keq dhe simptomat tuaja janë të vazhdueshme, Dr. Schaffner thotë se është një ide e mirë të kontrolloheni nga mjeku juaj, pavarësisht nëse mendoni se simptomat kanë lidhje me COVID-19 ose jo.

Shpërndaje në: