Shtatë persona arrestohen për rastin e racizmit me Vinicius Junior
Shtatë persona janë arrestuar në lidhje me incidentet e fyerjeve raciste të drejtuara në drejtim të yllit të Real Madridit.
Policia spanjolle thotë se katër të rinj ishin arrestuar pasi dyshohet se e kishin varur një figurë të Vinicius në një urë në Madrid në muajin janar, ndërsa tre të tjera u arrestuan me dyshimin se ishin të përfshirë në ofendimet raciste të drejtuara ndaj brazilianit gjatë ndeshjes së të dielës që shkoi kundër Valencias.
Të dyja incidentet po trajtohen si krime të urrejtjes, njofton “CNN”.
Incidenti i parë kishte ndodhur më 26 janar afër qendrës stërvitore të Realit para ndeshjes çerekfinale të Copa del Rey kundër Atletico Madridit.
Ndërkaq, në rastin e dytë, të përfshirë janë tre anëtarë të një ultra grupi, të cilët në të kaluarën janë klasifikuar si persona me “rrezikshmëri të lartë” nga policia, të cilët mund të sillnin dhunë në sport.
Tre të arrestuarit në incidentin e “Mestallas” në Valencia janë mes moshës 18 e 21 vjeç, ndërsa u arrestuan në tri lokacione të ndryshme.
Vinicius ka qenë subjekt i abuzimit racist nga tifozët në tribuna në disa raste në dy sezonet e fundit në ndeshjet e La Ligas, me rastin më të freskët atë në Valencia të dielën që shkoi.