Shtatë FLAMUJ TË KUQ që pas takimit të parë nuk do të ketë më një të dytë
Qofshi në të 20-at tuaja apo 40-at, takimi i parë gjithmonë do të përcjellë të njëjtën ndjesi. Vetëbesimi, përvoja apo gjithë aftësia juaj në lidhje me femrat apo meshkujt shpaloset në takimin e dytë, sepse në të parin vështirë të ndodhë kjo… Megjithatë jo rrallë herë, takimi i dytë nuk ndodh kurrë, e kjo sepse ju mund të bëni gabimet e mëposhtme!
1. Jeni i/e vetmi/ja që hap tema diskutimi, pra kontrollon “axhendën e muhabetit”
2.Tregoni gjithçka mbi jetën tuaj personale, madje flisni edhe për gjërat personale të të tjerëve (pa ju interesuar fare të tjerëve)
Kjo nuk është shenjë sinqeriteti, por e një njeriu që nuk di të ndajë gjërat që duhen thënë, nga ato që nuk duhen ndarë me të tjerët, sidomos në takimin e parë. Dikush që flet për tema të tilla si problemet familjare tregon një mungesë serioze të gjykimit të situatave.
3. Kur nuk pushoni së foluri për marrëdhënien e fundit , për ish të dashurën/in dhe për arsyet pse gjërat nuk kanë shkuar mirë.
4. Kur dërgoni sinjale se jeni të interesuar vetëm për një marrëdhënie rastësore, seksuale.
SEKSI nuk është tema e parë, për të cilën duhet të flisni dhe nëse filloni e flisni për dëshirat dhe pritshmëritë, do të thotë që këto të fundit i prisni nga personi që keni përballë! Na vjen keq por është një flamur i kuq
5. Mos u tregoni shumë entuziast dhe të fillon të parashikojë lidhjen tuaj deri në lindjen e fëmijëve . Kjo mund ta trembë personin përballë.
6. E shihni shpesh telefonin:Kjo mund të merret si shenjë mosinteresimi nga ana e tjetrit. Fikni telefonin, ok mbajeni të ndezur deri në momentin që do të keni fiksuar vendin e takimit, më pas fikeni menjëherë. Me siguri nuk do t’i rezistoni tundimit për të kontrolluar se ç’bëhet në Facebook ose Instagram ose të shkruani në ndonjë grup në ËhatsApp si po shkojnë gjërat. E dimë që bota ku jetoni vërvitet rreth teknologjisë dhe informacionit, por mund t’ia dilni pa smartfonin tuaj për disa orë.
7.Shkoni shpesh në tualet: Nervozizmi, paniku, njohja me një person të ri mund të shndërrohen në diçka stresuese dhe vajtja në tualet është një marifet që përdoret për marrjen në dorë të situatës. Mirëpo nëse e bëni shpesh këtë gjë, mund të kthehet në bezdi kohë për tjetrin, i cili nuk ka ndërmend t’ju pres juve vetëm në tavolinë.