ShSKUK: Mbi 4 mijë e 500 pacientë operuan sytë në QKUK gjatë vitit 2024
![ShSKUK: Mbi 4 mijë e 500 pacientë operuan sytë në QKUK gjatë vitit 2024](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/6F21FAF4-39F7-4B27-B1BE-55AD8A8FE00A-533x300.jpeg)
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjatë vitit të kaluar mbi 4 mijë e 500 pacientë operuan sytë në QKUK.
Përmes një njoftim për media, ky shërbim ka treguar ky numër është rritur për 500, krahasuar me vitin paraprak.
“Mbi 4 mijë e 500 pacientë janë operuar në Klinikën e Syve, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gjatë viti 2024. Ky numër është rritur për 500, krahasuar me vitin paraprak. Rritja e numrit të operacioneve dhe performancës është bërë falë investimeve që janë bërë nga Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK, qoftë në investimet në infrastrukturë, poashtu edhe në resurse humane dhe pajisje mjekësore”, është thënë në njoftim, duke dhënë detaje tjera.
“Në këtë klinikë janë kryer edhe mbi 45 mijë vizita ambulantore specialistike dhe sub-specialistike në profile të ndryshme oftalmologjike. Duhet theksuar se në këtë klinikë është rritur edhe gama dhe llojet e operacioneve, përfshirë edhe ato më të komplikuara, që ka mundësuar që referimet për trajtim jashtë vendit të ulen dukshëm”, është thënë në njoftim.
QKUK: Mbi 4 mijë e 500 pacientë operuan sytë
Mbi 4 mijë e 500 pacientë janë operuar në Klinikën e Syve, të Qendrës…
Posted by Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës on Tuesday, February 11, 2025