Shqiptarja rrëmben çmimin në SHBA, shpallet aktorja më e mirë në “Nashville Film Festival”

Shqiptarja rrëmben çmimin në SHBA, shpallet aktorja më e mirë në “Nashville Film Festival”

Aktorja shqiptare Suela Bako ka arritur të rrëmbejë çmimin e aktores më të mirë në “Nashville Film Festival”në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Me rolin e Shpresës në filmin e zhanrit horror “Bloodlands”, ajo ka arritur të bindë jurinë e të vlerësohet me këtë çmim, tejet i rëndësishëm për aktoren duke marrë në konsideratë filmat e tjerë konkurrentë që kanë qenë në garë në këtë edicion.

“Bloodlands” shpalos historinë e një gruaje të thjeshtë që dhunohet, mbetet shtatzënë dhe stigmatizohet nga banorët e lagjes së saj, të cilët e dëbojnë në mal duke e quajtur shtrigë.

E lënduar nga sjellja e tyre, ajo vendos të shndërrohet në një shtrigë të vërtetë dhe të marrë hakun për krejt dhimbjen që i kanë shkaktuar.

Në këtë film, Suela Bako luan rolin e nënës të një familje që i duhet të përballet me mashtrimet e shtrigës.

Filmi i regjisorit greko-australian Steven Kastrissios, pritet të shfaqet për publikun shqiptar në muajin qershor.

I gjithë kasti i filmit, një prodhim shqiptaro-australian, është shqiptar.  Në rolet kryesore interpretojnë Gë-zim Rudi, Suela Bako, Emiljano Palali, Ilire Vinca, Dritan Arbana, Alesia Xhemalaj, Enxhi Cuku etj.

https://www.bloodlandsfilm.com/blog/

Shpërndaje në: