Shqiptarja Bebe Rexha thyen dy rekorde botërore të muzikës
Bebe Rexha është nga shqiptaret më të njohura në botë, e cila me sukseset e saj na ka bërë zemrat mal.
Karriera e saj me shumë hite u shpërblye disa herë me çmime të rëndësishme.
Së fundmi Bebe ka arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm, duke thyer rekorde.
Bebe është shpallur si artistja femër që ka qëndruar më gjatë në top listat e Billboard, për zhanret “Country” dhe “Dance/Electronic”.
E lumtur për këtë arritje në karrierën e saj, 33-vjeçarja ndau me ndjekësit në Instagram një fotografi të këtyre rekordeve.
“Uau, jam e shokuar! Artistja femër që ka qëndruar më gjatë në ‘Billboard Hot Country’ dhe ‘Billboard Dance/Electronic’ në vendin e parë”, ka shkruar e entuziazmuar Bebe Rexha.
Kujtojmë që këngëtarja shqiptare ka paralajmëruar se më datë 28 prill do të publikojë albumin e saj të radhës të titulluar “Bebe”.