Shqiptari vret gruan në Greqi më pas hidhet vet nga ballkoni

Shqiptari vret gruan në Greqi më pas hidhet vet nga ballkoni

Rasti i ri i vrasjes së një gruaje nga bashkëshorti i saj ka tronditur përsëri opinionin publik në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Sindos të Selanikut mesditën e së mërkurës, kur një 53-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij, raporton Top Channel, transmeton Periskopi.

Thuhet se 53-vjeçari ka sulmuar me një mjet të mprehtë gruan e tij 44 vjeç, duke i shkaktuar asaj plagë të shumta në trup.

 

Më pas ai është hedhur nga ballkoni i katit të dytë së banesës së tyre dhe nga plagët e marra pas rënies ka humbur jetën kur është dërguar në spital.

Forca të shumta policore kanë shkuar në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e krimit.

Thuhet se gjithashtu çifti ka lënë pas dy fëmijë të vegjël.

Shpërndaje në: