Shqiptari që luan në ‘Game of Thrones’?
Një ndër seritë më të njohura në botë.
Dhe në pritje të sezonit të shtatë të serialit shumë të ndjekur Game of Thrones, kadetaje interesante nga sezoni që lamë pas.
Dhe qysh në fillim të tij, në një nga episodet më të famshme, me titull “The Door”, shfaqet personazhi Benjen Stark (i vogël).
Djaloshi aktor që luan këtë rol e ka emrin Matteo Elezi. Pikërisht ashtu, Elezi. Nga kërkimet nuk rezultoi asnjë e dhënë mbi prejardhjen e tij, përveç faktit se jeton në Londër dhe ka dy vëllezër të tjerë, edhe ata aktorë të vegjël në moshë.
https://www.youtube.com/watch?v=muyA-4ZFZFg
Por duke studiuar pak mbiemrin Elezi mësohet se ky mbiemër gjendet në masë të madhe vetëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, ku Shqipëria mban vendin e parë. Në masë shumë më të ulët në vende të tjera si edhe Anglia në këtë rast, vend në të cilin shqiptarët kanë emigruar.
Gjasat janë shumë të mëdha që aktori i vogël të ketë origjinë shqiptare.