Shqiptari Pajtim Statovci shkrimtari i vitit në Helsinki

Periskopi.com Lajme

Pajtim Statovci, shqiptari vetëm 28 vjeçar, është zgjedhur shkrimtari i vitit në Helsinki, Finlandë.

Statovcit për romanin e tij të veçantë “Macja ime Jugosllavia” iu dha çmimi për vitin 2014 nga “Helsingin Sanomien”, gazeta e përditshme dhe ndër më të vjetrat në Finlandë.

Vepra e tij përkthyer deri më tani në 8 gjuhë të ndryshme.

Për këtë është mbajtur një aktivitet, e ceremonia qendrore do të jetë premierë në vjeshtë në Teatrin Kombëtar në Helsinki.

Romani i tij i dytë, “Zemra e Tiranës” është botuar në vitin 2016, e rëndit atë sërish të pestin për çmimin shkrimtari i vitit.

Përzgjedhja është bërë nga një grup shkrimtarësh në Helsinki.

Për Statovcin kanë shkruar edhe mediat e njohura në botë kohë më parë, duke e vlerësuar si shkrimtar që premton shumë.