Shqiptari me emër të huaj i gëzohet sulmit të mbrëmshëm në Nice

Shqiptari me emër të huaj i gëzohet sulmit të mbrëmshëm në Nice

Ka edhe të tillë që i janë gëzuar sulmit barbar mbi qytetarët francezë mbrëmë.

Ebu Ajla Kanita, me emër të huaj, por me një postim shqip në Facebook, është një ndër të ngazëllyerit me vrasjen të pafajshmëve mbrëmë nga terroristi me prejardhje tuniziane në Nice të Francës, i cili me një kamion shtypi për vdekje të paktën 84 persona derisa ata festonin Ditën Kombëtare të Francës, ose siç njihet ndryshe Dita e Bastiljes.

Postimi  bizar i Kanitas (Nuk dihet nëse ky është emri i vërtetë i tij) pandeh se kamioni ka vrarë shumë “pederastë” dhe sipas tij, ata ishin mbytyr gjatë një parade homoseksualësh.

Lexo edhe: Momenti kur Policia vrau vozitësin e kamionit

Në profilin e tij thuhet se ai është nga Shqipëria dhe jeton në Malmo të Suedisë.

Ky postim sot nuk mund të gjendet në profilin e tij, por postimi është fotografuar nga shumë përdorues Facebook-u dhe është shpërndarë ‘online’ nëpër rrjetet sociale. /Periskopi/

ebua ebu1

Shpërndaje në: